Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në Vlorë. Rreth orës 07:20 në Finiq, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësore. Shtetasja E.M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja, Finiq është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.