Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të arrestuar më herët në dyshimin e korrupsionit në zgjedhje. Ata u kapën me vlera monetare dhe fletë votimi nga në Dibër nga Kandidati i Partisë Demokratike, Luan Haka dhe mbështetësit e PD më 22 prill. Drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu pretendoi atëherë se paratë po shpërndaheshin për të siguruar vota për kandidatin e PS, Melaim Damzi.
Kjo deklaratë u përgënjeshtrua më vonë nga Shtabi Elektoral i PS Dibër.