Bledi Shkëmbi do të udhëheqë Dinamon në sezonin 2021-2022.
Edhe pse ende klubi blu nuk ka bërë prezantimin zyrtar të trajnerit korçar, ai ka nisur nga puna për të projektuar skuadrën që do të përballojë Superioren.
Bashkë me drejtuesit e klubit ai ka piketuar lojtarët që do të afrohen. Kjo javë pritet të ketë zhvillime në klubin blu, pasi mund të kemi edhe firmat e para në merkato që sapo ka nisur.