• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vrau Falcone-n dhe treti trupin e 11-vjeçarit në acid, kush është mafiozi italian që u lirua nga burgu pas 25 vitesh?

02/06/2021
in Botë
0
Vrau Falcone-n dhe treti trupin e 11-vjeçarit në acid, kush është mafiozi italian që u lirua nga burgu pas 25 vitesh?

Bosi i mafias siçiliane, Giovanni Brusca, krimet e tmerrshme të të cilit përfshijnë edhe ‘shkrirjen’ e trupit të një fëmije në acid, është liruar nga burgu.

I quajtur “vrasësi i njerëzve”, dhe i njohur me pseudonimin “derri”, Brusca, ka rrëfyer për rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë vrasjen e prokurorit të lartë të Italisë antimafia, Giovanni Falcone.

Por Brusca u bë një informator, duke ndihmuar prokurorët të gjuanin mafiozët e tjerë.
Lirimi i tij pas 25 vitesh burg ka zemëruar familjarë e afërmit e viktimave të tij, të cilët 20 vitet e burgut për të, i konsiderojnë si shumë pak.

“Ai ka bashkëpunuar me drejtësinë vetëm për të marrë përfitimet, nuk ishte një zgjedhje intime personale”, i tha Rosaria Costa, e veja e një polici i cili vdiq në sulmin ndaj Falconse, për gazetën e përditshme Corriere della Sera.

Maria Falcone, motra e gjyqtarit, tha se ishte “trishtuar” nga lajmi se drejtësia e liroi nga burgu Bruscan.

“Pavarësisht se çfarë mund të mendojë dikush për mizoritë që bëri në atë kohë, kishte një bashkëpunim… Le të mos harrojmë se ai dha informacion mbi sulmet si në Sicili, ashtu edhe në tërë Italinë”, tha kryeprokurori i anti-mafias, Federico Cafiero De Raho. “Është e qartë, gjykatësit besuan se ky ishte afati i duhur i burgimit”, shtoi ai.

Disa politikanë italianë dënuan lirimin e Bruscës. “Pas 25 vitesh burg, shefi i mafias Giovanni Brusca është një njeri i lirë. Kjo nuk është ‘drejtësia’ që meritojnë italianët”, tha Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë të Lidhjes.

“Është një grusht në stomak që të lë pa frymë”, tha Enrico Letta, kreu i partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Ai tani do të ketë periudhën katër vjeçare që të dëshmojë se ka hapur një faqe të re në jetë ose sërish do të përfundojë prapa grilave.
Po kush është Giovanni Brusca?

Brusca, tani 64 vjeç, ishte një figurë kryesore e familjes kriminale siciliane e njohur si Cosa Nostra.
Në vitin 1992, ai shpërtheu bombën që vrau hetuesin kryesor të anti-mafias italiane, gjyqtarin Giovanni Falcone, në një nga çështjet më famëkeqe të vrasjeve në vend.

Gruaja e Falcones dhe tre rojet e tij u vranë gjithashtu në sulm, kur Brusca vendosi gjysmë ton eksplozivi nën rrugën pranë Palermos që po udhëtonin së bashku.
Ky sulmi ndodhi dy muaj pas vrasjes së kolegut të Falcones, Paolo Borsellino, e cila trazoi shtetin italian dhe rezultoi në sjelljen e ligjeve të reja të ashpra anti-Mafia.

Brusca ka rrëfyer rolin e tij në më shumë se 100 vrasje.

Një nga më të tmerrshmet ishte vrasja e Giuseppe Di Matteo, djalit 11-vjeçar të një mafiozi tjetër që e kishte tradhtuar.
Brusca e rrëmbeu dhe torturoi djalin para se ta mbyste gjersa trupin ia treti në acid – si rezultat, familja e fëmijës nuk mund ta varroste.

Pas arrestimit në vitin 1996, ai u kthye në dëshmitar të shtetit në mënyrë që të ulte dënimin e tij.

Ai ndihmoi hetuesit të gjurmonin gangsterët përgjegjës për disa sulme mafioze në vitet 1980 dhe 1990.

Tags: giovanni bruscaitalilirohet vrasesi i falconemafia italiane
Previous Post

Lista e zezë me 500 kriminelë dhe mafian shqiptare, grekët: “Kontratat e vdekjes” do vazhdojnë

Next Post

Skandali/ Në prag të Botërorit, rrëfehet roja në Katar: Na paguajnë vetëm 1 paund

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Skandali/ Në prag të Botërorit, rrëfehet roja në Katar: Na paguajnë vetëm 1 paund

Skandali/ Në prag të Botërorit, rrëfehet roja në Katar: Na paguajnë vetëm 1 paund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.