Shtatë persona në Tiranë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Policia ka vënë në pranga tre të rinj pasi gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lëndë e dyshuar kanabis.
Përkatësisht janë arrestuar Y. K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç.
Gjithashtu për një tjetër ngjarje është arrestuar 23-vjeçari pasi në datën 23.05.2021 ka grabitur një dyqan në rrugën e “Kavajës”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë po ashtu bënë arrestimin e 31 vjeçarit A.M., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.Sh., 41 vjeç, sepse më datë 01.06.2021, në fshatin Vrrozen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grusht shtetasin M. B.
Nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë ndalimi i shtetasit M. P., 48 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ;
Po nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë I. R., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Tiranë/Informacion
Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
-Y.K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë ndalimi për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” i shtetasit K. T., 23 vjeç, pasi me datë 23.05.2021, në rrugën e “Kavajës” ka vjedhur me dhunë një dyqan. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 31 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.Sh., 41 vjeç, sepse më datë 01.06.2021, në fshatin Vrrozen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grusht shtetasin M. B.
Nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë ndalimi i shtetasit M. P., 48 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ;
Po nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë I. R., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.