Të Gjithë tashmë e kanë mendjen nga partia, turizmi apo pastrimi i qytetit, po për ne kush e ka mendjen ? Ky është Ismaili, bën një punë që askush nga ne s’do e bënte pavarësisht situatës. Ismaili me 1000 halle por me forçë unike brenda tij. Ismaili që sakrifikon veten për nënën e tij, por që sigurisht që s’ja del dot pa mbështetjen tonë dhe të shtetit.
Shpresoj që kjo kronikë t’ju bëj ta vendosni sado pak dorën në zemër dhe ta ndihmojmë djalin në fjalë.Çdo ditë gjendet mes nesh, pavarësisht se ne nuk e shohim.Për këdo me zemër të madhe ky është numëri i kontakti i tij: 0695130987.