Korçë- Zani Caushi sapo ka mbërritur në Gjykatë. Ish- kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997 rikthehet sërish në Gjykatën e Korçës pasi kërkon lirinë me kusht. Ai nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar një përllogaritje të viteve të dënimit pasi pretendon se i duhen quajtur edhe ato në paraburgim.
Seanca është planifikuar të mbahet sot në orën 13:45.
Në fakt, Caushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet.