Fqinjët e 35-vjeçarit Shkelzën Velaj, i cili u vra me armë zjarri në hyrje të shtëpisë, tregojnë momentet e para kur nëna e të riut mori lajmin e hidhur.
Sipas tyre, nëna e Velajt kishte dëgjuar që djali ti thoshte “hape derën”, por nuk ajo nuk ka mundur. Më pas thotë se kishte dëgjuar zhurme dhe kur e kishte hapur derën e kishte gjetur djalin e vrarë.
Një tjetër komshi i familjes Velaj thotë se 35-vjeçari ka qenë një njeriu shumë i rregullt, madje ai interesohej edhe për infrastrukturën e lagjes, duke i paguar vetë lekët.
“Unë jam fqinja, kam qenë aty. Nëna e tij e mori vesh, por për vdekjen i thanë pas orës 2 e 30. Ajo ishte në shtëpi dhe djali i kishte thënë që “hape derën”. Ajo tha: “Sa vajta të hapja derën dëgjova zhurmë dhe nuk po e hapja derën. Sapo e hapa e gjeta djalin e vrarë”. Një djali i ka vdekur, 6 vjet i bën tani. E ka dhe një djalë tjetër, por e ka në Itali”, u shpreh fqinja.
“Ai nuk kishte probleme fare për pallatin. Interesohej edhe për shtrimin e rrugëve. Ai i ka paguar lekët për rrugën. Për ne ishte njeri i rregullt. Po grua më të mirë se e ëma e tij nuk gjen në botë. Është fatkeqësi e madhe për te” tha komshiu i familjes Velaj.