Bora Zemani, Arjan Konomi dhe autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti kanë zbuluar se “Për’puthen” do të vijë me risi këtë vit.
Përmes disa videove në Instagram ato kanë zbuluar se gjatë verës ata do të zhvillojnë një tur nëpër qytetet e Shqipërisë dhe do të realizojnë audicione për sezonin e ri që nis në shtator. Turi do nisë në Durrës, në 7 qershor në teatrin “Aleksandër Moisiu”.