TIRANË- Vrasja në Tiranë ka lidhje me çështje familjare. Kudret Saliaj është personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Tiranë, ishte në proces divorci me vajzën e autorit. Ditën e sotme në orën 12:00 ata kishin seancën gjyqësore.
Policia është vënë në kërkim të një të mituri me iniciale K.P., i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur brenda një lokali, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë. Mësohet se autori babai ka vrarë ish-burrin e vajzës së tij, për çështje divorci.
Burime zyrtare thanë se viktimë ka mbetur Kudret Saliaj, ish-burri i vajzës së autorit të krimit.
Autori i identifikuar si Mexhit Picari, pas vrasjes eshte larguar me nje makine ‘Hyundai’.