Ditën e sotme ka dale para gjykatës Fier 52-vjecari Luftar Panahori, shoferi i cili tentoi të kalonte urën e Darzezës me mjet të tonazhit të rëndë. Pesha e madhe e shkatërroi urën duke lënë prej ditësh të izoluar banorët e zonës.
Gjykata i caktoi sot 52-vjeçarit masën “arrest në shtëpi”. Shoferi drejtonte një automjet me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistiken e përcaktuar sa i përket tonazhit.
Panahori u arrestua më 4 qershor, pas shembjes së urës, për “shkatërrim të rrugëve”.