Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi gjatë takimit me demokratët në zonën e Shkodrës së zgjedhjet në PD janë një proces i rëndësishëm dhe jo thjesht një ditë rutinë. Ai tha se ky është testi i parë pas 25 prillit për situatën brenda partisë.
“13 qershori është një datë e rëndësishme dhe jo një ditë rutinë. Ky është testi i parë pas 25 prillit për të parë sjelljen tonë, gjendjen tonë. Për të shpallur edhe një arsye më shumë dhe një kontrast të thellë mes uzurpuesve dhe ne që jemi të vetmit”, u shpreh Basha.
Ai deklaroi se masakra e 25 prillit nuk do njihet kurrë prej tij ndërsa edhe njëherë theksoi përgjigjen për ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash ai tha se PD-ja do të vijojë betejën për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama. Sipas Bashës, PD-ja është e vetmja shpresë për ndryshim, për një të ardhmen më të mirë për shqiptarët.