Një ngjarje e rëndë ka tronditur e Librazhdin pasditen e sotme. Një krim në familje ka ndodhur në fshatin Dragostunjë, ku burri ka vrarë me thikë gruan e tij. Pasi i ka marrë jetën bashkëshortes, ai ka vrarë edhe veten. Këto janë detajet e para që janë zbuluar nga ngjarja, ndërsa ende nuk dihen emrat e viktimës dhe autorit. Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes.