Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë dalë sot në seancë gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi u arrestuan për vrasjen e Kudret Saliajt.
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mexhit Picarin dhe Dhruata Salian.
Me kokën ulur janë shfaqur të dy babë e bijë në kafazin brenda sallës së gjyqit, teksa prisnin të niste seanca ndaj tyre.
Dhurata Saliaj, u vu re teksa fshihte kokën pas supeve të të atit, që mos të fiksohej nga kamerat e pranishme në gjyq.