Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 55 vjeçarin Fabjan Vukaj i cili ka vrarë me armë zjarri motrën e tij 58 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Vukaj ka vrarë me armë zjarri dhe ka mbajtur për dy ditë të fshehtë ngjarjen.
Viktima kishte humbur kontaktet prej dy ditësh, një ditë pas kthimit të saj nga Gjermania.Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesën pranë shkollës “Ndoc Mazi” dhe ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar.
Ndër të tjera bëhet me dije se vëlla dhe motër ishin të pamartuar, Diana jetonte në Gjermani dhe duke qenë se i vëllai ishte pa punë i sillte 300 euro në muaj.
Fqinjët ndër të tjera kanë bërë me dije se 55 vjeçari ishte person që konsumonte herë pas here alkool.