Në 30-vjetorin luksoz të Arminës, ajo çka shihej të mungonte ishte Shkëlzen Berisha i dashuri i blogeres.
Përpos mungesës vihej re që dhe në profilet e tij social ndryshe nga herët e tjera nuk kishte një urim për blogeren.
Megjithatë ai nuk i ka fshirë nga rrjetet e tij sociale fotot me blogeren. Mbetet për t’u parë nëse mes çiftit ka krisje, apo Shkëzeni ka vendosur që ta urojë privatisht këtë herë.
Më herët, Armina ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku ka rrëfyer gjithçka, nga marrëdhënia me fëmijët e Shkëlzenit, tek raporti i saj me Sali Berishën.
E pyetur si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh, Armina ka dhënë një përgjigje mjaft pozitive.
“I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij”, ka shkruar ajo.
Armina është pyetur gjithashtu se ‘a është e vështirë marrëdhënia me një partner, i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë’.
“Në jetë asgjë nuk është si në përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen me probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”, është përgjigjur ajo.