Sipas MeteoAlb: Mbetemi edhe ditën e mërkurë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që paraditja dhe mbrëmja të paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësira dhe reshje shiu në vendin tonë, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat jugore dhe juglindore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 29°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.