Parlamenti i Shqipërisë shkarkoi dje me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime Presidentin e Republikës, në tentativën e dytë të tij brenda një viti.
Për maxhorancën, Ilir Meta, i cili mori 87 vota kur u zgjodh President në prill të 2017-ës, nuk është më President i Republikës, por i mbetet Gjykatës Kushtetuese që të thotë fjalën e fundit. 7 votat kundër ishin nga deputetët e opozitës, të cilët përmes fjalës së tyre deklaruan kundërshtinë e tyre për shkarkimin e Presidentit Meta.
Ata janë Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi, Elda Hoti, Fatjona Dhimitri, Suza- na Topi dhe Gjetan Gjetani. Votimi për shkarkimin e Presidentit u bë i fshehtë, me kuti, ndërsa një komision administroi këtë proces. Kryetar i komisionit të votimit ishte deputeti socialist Alket Hyseni, i cili drejtoi komisionin e posaçëm hetimor për shkarkimin e Presidentit. Deputetët u paraqitën në dhomat e fshehta të ngritura në sallën e Kuvendit për të shprehur votën e tyre, ndërsa klima mes deputetëve ishte shumë miqësore, duke treguar se si maxhoranca, ashtu dhe opozita ishin në unison për vendimin e marrë. Gjatë numërimit të votave, kur votat pro kaluan numrin 94, aq sa nevojiten minimalisht për shkarkimin e Presidentit, në sallë shpërthyen duartrokitjet.
Në fund, me shpalljen e rezultatit zyrtar, nuk munguan përqafimet mes deputetëve socialistë dhe atyre të opozitës. Por zgjedhjet e 25 prillit treguan një fenomen të pahasur më parë në zgjedhje, deputetë të opozitës si Halit Valteri, në Tiranë, Vasil Sterjovski në Korçë, Edjola Braha në Gjirokastër, Nimet Musai në Fier, Lefter Koka në Durrës ishin pjesë e listës së Partisë Socialiste, ku përveç Lefter Kokës asnjë nuk mori mandat. Prandaj, nuk kishte surpriza për votën e tyre në një betejë kaq të fortë mes maxhorancës dhe Presidentit për shkarkimin e tij nga Parlamenti. Por nga 104 deputetë që votuan pro shkarkimit të Ilir Metës, ka shumë prej tyre që nuk morën dot votëbesimin e popullit në 25 prill, ose konfirmimin e kryetarit të partisë për të qenë pjesë e listës apo për të qenë në listën fituese. 66 deputetë, nga 104 që votuan pro shkarkimit të Ilir Metës si President, nga maxhoranca dhe opozita parlamentare nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së re që fillon në shtator.
Maxhoranca ngriti menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, e nxitur nga deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore dhe përplasjes me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Brenda më pak se një muaji, si rrallë herë dhe në limitet e afateve ligjore për ngritjen e komisioneve hetimore, deputetët e këtij komisioni, PS dhe opozita parlamentare hartuan një raport voluminoz ku rendisnin shkeljet kushtetuese të Presidentit dhe pasoja që ato kishin sjellë në jetën e vendit. Raporti i ko- misionit për shkarkimin e Metës mori po ashtu 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime. Në raportin prej 96 faqesh, komisioni hetimor ka renditur shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Meta, me të cilat Presidenti ka cenuar rolin dhe pozitën e tij kushtetuese si Kreu i Shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit kombëtar.
Nga procesi hetimor dhe arsyetimet që pasqyrohen më sipër në këtë raport, rezultoi se Presidenti ka kryer një sërë shkeljesh kushtetuese, me të cilat Presidenti ka cenuar rolin dhe pozitën e tij kushtetuese si Kreu i Shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit kombëtar. Aktet e Presidentit në shkelje të parimit të shtetit të së drejtës, mosrespektimi prej tij i të drejtave dhe lirive të njeriut, veprimet në kundërshtimet me politikën e përgjithshme shtetërore në marrëdhëniet me jashtë, shkeljet e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, cenimi i pavarësisë funksionale të organeve të pavarura dhe atyre shtetërore, mungesa e respektimit të rendit juridik, qëndrimet e njëanshme apo të paekuilibruara të Presidentit, veçanërisht ato për nxitje dhune, humbja e rolit neutral të tij si Kreu i Shtetit, që nuk përfshihet në lojën e përditshme politike, por duhet të qëndrojë mbi palët dhe të sigurohet për funksionimin demokratik të institucioneve, janë të gjitha veprime që ia kanë humbur Presidentit atributet e Kreut të Shtetit dhe përfaqësuesit të unitetit të popullit”, theksohet në raport.
VOTUAN KUNDËR SHKARKIMIT TË METËS
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Artur Roshi
Elda Hoti
Fatjona Dhimitri
Suzana Topi
Gjetan Gjetani
DEPUTETËT QË VOTUAN PRO SHKARKIMIT DHE QË ABSTENUAN
Adelina Rista
Adnor Shameti
Alket Hyseni
Almira Xhembulla
Anastas Angjeli
Andrea Marto
Anduel Xhindi
Antoneta Dhima
Arben Ahmetaj
Arben Kamami
Arben Pëllumbi
Besnik Baraj
Blendar Çuçi
Blendi Klosi
Blerina Gjylameti
Bujar Çela
Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati
Dritan Bici
Edi Rama
Edlira Bode
Edmond Leka
Eduard Shalsi
Eglantina Gjermeni
Elisa Spiropali
Elena Xhina
Elona Hoxha
Erion Braçe
Ermonela Felaj
Evis Kushi
Fadil Nasufi
Fatmir Velaj
Fatmir Xhafaj
Gramoz Ruçi
Ilir Beqaj
Ilir Ndraxhi
Ilirian Pendavinji
Ismet Beqiraj
Jurgis Çyrbja
Klodiana Spahiu
Klotilda Bushka
Lefter Koka
Lindita Nikolla
Luan Duzha
Luan Harusha
Milva Ekonomi
Mimi Kodheli
Mirela Kumbaro
Musa Ulqini
Myslim Murrizi
Niko Peleshi
Ogerta Manastirliu
Pandeli Majko
Paulin Sterkaj
Reme Lala
Robert Bitri
Rolant Xhelilaj
Rrahman Rraja
Sadi Vorpsi
Sadri Abazi
Senida Mesi
Spartak Braho
Taulant Balla
Ulsi Manja
Vasilika Hysi
Vilma Bello
Vullnet Sinaj
Xhemal Qefalia
Xhevit Bushaj
Ylli Shehu
Aurora Mara
Edlira Hyseni
Alban Zeneli
Arben Elezi
Ralf Gjoni
Enver Roshi
Arlind Çaçani
Ediola Braha
Halil Jakimi
Ervin Bushati
Nikolin Staka
Nimet Musaj
Eugen Bojaxhiu
Ligoraq Karamelo
Selami Jenishehri
Halit Valteri
Krenar Rryçi
Zef Shtjefni
Kostaq Papa
Ardit Konomi
Ardiana Jaku
Florenc Spaho
Koçi Tahiri
Vasil Sterjovski
Andi Përmeti
Klajdi Qama
Besnik Troplini
Majlinda Halilaj
Erion Piciri
Artemis Malo
Ervis Meço
Ramazan Gjuzi
Kujtim Gjuzi
Edmond Stojku
Edmond Rrushi
Rudina Hajdari
Korab Lita
Ambra Borova
Olta Xhaçka
Fidel Ylli
Enada Kapllani
Jetmira Rraboshta
DEPUTETËT QË VOTUAN PRO SHKARKIMIT, POR NUK DO JENË MË DEPUTETË
Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Besnik Bare
Vasilika Hysi
Elona Gjebrea
Sadi Vorpsi
Sadri Abazi
Spartak Braho
Alket Hyseni
Anastas Angjeli
Arben Kamami
Musa Ulqini