626 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë gjatë 24 orëve të fundit, pasi lëviznin pa maskë mbrojtëse. Secilit i është vendosur masë administrative prej 3 mijë lekësh. Po ashtu, janë gjobitur edhe 6 administratorë lokalesh, për mosrespektimin e protokollit të sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është gjobitur me 1 milionë lekë.
Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët që respektojnë vendosjen e maskës, të respektojnë protokollet e sigurisë, si dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.