Starton sot zyrtarisht Europiani i përfaqësueseve të futbollit. Italia sfidon Turqinë në ndeshjen e parë hapëse.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës dhe Turqia, pavarësisht se shënohet si ekipi pritës, Italia e ka një avantazh pasi luan në ‘shtëpinë’ e saj.
Në të njëjtin grup me Italinë e Turqinë ndodhen dhe Uellsi me Zvicrën.
“Euro2020” duhet të mbahej vitin e kaluar, por u shty prej pandemisë. Për herë të fundit u mbajt në Francë më 2016, ku e fitoi Portugalia, ndërkohë këtë radhë risia është se do të mbahet në disa shtete.