Rama: Shoku im i vjetër i armëve më është bërë sipas rastit, shok, mik. Në gjithë këto vite ka qenë një hije e kujdesshme në krahun tim. Gramoz Ruçi. Nuk dua t’jua fsheh se kur në fundin e takimeve të panumërta kokë më kokë tërë këto vite, Gramozi më tregoi vendimin për t’u tërhequr nga politika aktive. Pata ndjesinë e këputjes së krahëve. E kuptova se ishte vendim pa mundësi rishikimi. Akoma sot nuk e gjej dot si e qysh do të mbushet boshllëku i largimit të tij. Pa këshillimin me Gramozin do e kishim humbur ndeshje, sigurisht për fajin tim. E di se ai do të mbetet deri në ditën e fundit në detyrë, këshilltari im i besuar. Askush nuk është i pazëvëndësueshëm, e di. Po di edhe që jo gjithkush është lehtësisht i zëvëndësueshëm. Duhet një kohë e konsiderueshme kur kjo ndodh. Se nuk ndodh gjithmonë. Të hysh në politikë, të dish të dalësh është art më vete. Dhëntë Zoti ta kem edhe unë dhuntinë e këtij arti. I dashur Gramoz janë shumë vite punësh. Kjo e jona nuk është punë, por që nga dita e zgjedhjes time bëhen plot 16 vite që nuk ka pasur moment të vështirë, që se kam pleqëruar me ty, para ndonjë tjetri. Të jam mirënjohës që më ke mbështetur. Të jam mirënjohës për çdo gabim që nuk më ke lënë të bëj. Pa mohuar edhe kontributin e gruas time dhe shoqes tënde, Lindën. Dy fjalë për ata që nuk e njohin. Gramozi, e dinë siç nuk është, enverist, i heshtur, konservator, personazh me biçak labërie nën mëngën, imponohet me dosjet e disa çështjeve, pa Instagram e Facebook. Por askush, edhe shumë mes nesh, nuk e ka ditur që e ka gjetur të shkretin. Dy herë me nga 15 vjet kryetar rresht. Në celularin pa WP të Gramozit ka më shumë numra anëtarësh partie sesa ka pasur emra të gjallësh në regjistrin dixhital që mban Taulanti. Sikur Fatos Nano mos të kishte Gramozin dhe mos të ishte ky që të më mbante mua. PS do ishte lëshuar me kohë e me vakt si shallvaret e mia. Do ishte sot si unë, por kur nuk e kisha bërë stazhin e partisë nën mbikqyerjen e shokut Gramoz. Edhe i pari mandat nuk do kishte ardhur, i treti jo e jo. Tre fjalët e Gramozit u bënë fiksimi im.