Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e masave ajrore veriperëndimore duke ndikuar në vendin tonë mot të kthjellët.
Por pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash të lehta në të gjithë Shqipërinë, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Edha nata parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur ditore nga 8°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.