Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se parlamenti holandez do të mbështesë tashmë thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale , kreu i qeverisë sjell në vëmendje se ai e ka thënë edhe më herët se pa u bërë zgjedhjet në Holandë, Shqipëria nuk kishte çfarë të presë.
Parlamenti holandëz e ka vlerësuar si progressive punën e bërë nga Shqipëria dhe i ka dhënë asaj një dritë jeshile për nisjen e negociatave dhe thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare e cila pritet të mbahet këtë vit.
“Ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim”- shkruan Rama