Nga Frida Ghitis, CNN
Pamja, gjuha e trupit dhe qëndrimi e kanë ndihmuar Presidentin amerikan Joe Biden të arrijë atë që dëshironte – jo vetëm nga samiti i tij shumë i zhurmshëm me Presidentin rus Vladimir Putin – por nga një javë takimesh kryesore me aleatët e SHBA-së.
Që nga fillimi i samitit të Gjenevës, Biden dukej i sigurt dhe i qetë në krahasim me Putin, i cili u përpoq të dukej i qetë por që në fakt ishte i tensionuar. Ishte pikërisht Biden ai që mori iniciativën, duke i zgjatur dorën Putinit.
Samiti kishte rëndësi, sigurisht, por ishin pikërisht konferencat për shtyp ku Putin ndihmoi Biden të arrijë objektivat e tij. Kjo sepse takimi i Biden me Putin kishte dy qëllime. Njëra kishte të bënte me përmirësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Rusinë, raporton abcnews.al
Çështja tjetër kryesore e udhëtimit të tij në Europë dhe, në fakt, e presidencës së Biden: forcimi i demokracisë duke bërë një krahasim të mprehtë midis saj dhe autoritarizmit, dhe duke bindur botën se demokracia është modeli superior.
Në konferencën e tij për shtyp, Putin, në një formë të vërtetë autokratike, u përpoq me lehtësi të mbrohej nga akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut duke theksuar problemet sociale në Shtetet e Bashkuara.
Mbase ai ka humbur aftësinë e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve të vështira , të tilla si ato nga gazetarët amerikanë.
“Nëse të gjithë kundërshtarët tuaj politikë nuk jetojnë më, janë në burg ose janë helmuar” pyeti një reporter i ABC News, “a nuk është ky një mesazh që ju nuk doni një luftë të ndershme politike?”
Por Putin, edhe një herë, e anashkaloi pyetjen, duke krahasuar kryengritësit e 6 janarit në SHBA me disidentët demokratë që qeveria e tij po shtyp në Rusi – një krahasim që Biden me të drejtë e quajti “qesharak”.
Ndërsa Putin iu përgjigj çdo pyetje në lidhje me shtypjen dhe të drejtat e njeriut, Biden kur foli për mediat, shpjegoi se ai i tha Putinit se agjenda e tij nuk është “kundër Rusisë” -duke shtuar që ai ka ende përgjegjësi për të drejtat e njeriut.
Kritikët thanë se Biden gaboi duke rritur pozicionin e Putin në një samit global. Mbi të gjitha, Putin është udhëheqësi autokratik i një ekonomie pak më e madhe se ajo e Spanjës dhe e të ardhurave për frymë më e vogël se e Kosta Rikës.
Por Rusia, një vend i armatosur bërthamor, është bërë një armik i demokracisë në Perëndim dhe që po përpiqet të diskreditojë sistemin dhe për ta bërë atë jofunksional. Duke u takuar me Putin dhe duke e lënë të shfaqte stilin e tij evaziv, Biden e cilësoi presidentin rus si një mbështetës – një tregues për fushatën e tij për të demonstruar se autoritarizmi është një forcë malinje, raporton abcnews.al
Po, të dy udhëheqësit arritën disa marrëveshje, të tilla si rikthimi i ambasadorëve në kryeqytetet e tyre dhe angazhimi për fillimin e një ” dialogu strategjik ” për të parandaluar një luftë aksidentale.
Ata gjithashtu do të kërkojnë përparim në kontrollin e armëve bërthamore, lirimin e të burgosurve dhe fushave të tjera. Megjithatë, në përgjithësi, takimi ishte një humbje për Putin. Ai nuk pranoi të shqiptojë emrin e liderit të opozitës Alexei Navalny, duke e fajësuar atë për gjendjen e tij të vështirë dhe mohoi çdo përgjegjësi për sulmet kibernetike të kohëve të fundit në SHBA.
E megjithatë, ai tha se respekton Biden, duke e quajtur atë “një burrë shteti me përvojë … shumë ndryshe nga Presidenti Trump” – një krahasim për të dëmtuar paraardhësin e tij.
Biden dukej i lumtur kur gjithçka mbaroi, dhe dukej i bindur se ai kishte vendosur disa vija të qarta në takimin prej 160 minutash ballë për ballë. Ai shpjegoi pse është e rëndësishme për të dy vendet të punojnë së bashku dhe të përpiqen të menaxhojnë mosmarrëveshjet e tyre aty ku ka vështirësi, raporton abcnews.al
Biden tha se ai i dha Putin një listë me 16 subjekte kryesore amerikane – të përcaktuara si infrastrukturë kritike për sulmet kibernetike. Ndërsa u përgatit të largohej, një gazetar e pyeti nëse një “përgjigje ushtarake” nga Shtetet e Bashkuara do të ishte kundërpërgjigjja në rast të një sulmi kibernetik.
Përgjigja e tij ishte: “Ne nuk diskutuam për një përgjigje ushtarake”. Sidoqoftë, nëse Navalny vdes në burg, paralajmëroi Biden , “pasojat e kësaj do të jenë shkatërruese për Rusinë”. Putin mund të ketë menduar se ishte i barabartë me presidentin e Shteteve të Bashkuara por përtej Rusisë, ky samit ishte një pjesë e një agjende më të gjerë të Biden.
“Unë bëra atë për të cilën erdha” , deklaroi Biden përpara se të largohej.
Dhe me këtë koment, Biden përfundoi udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar, duke rritur besimin e botës në lidershipin amerikan dhe duke luftuar forcat anti-demokratike brenda dhe jashtë vendit. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al