Dy persona janë vënë në pranga në Lezhë pasi janë kapur nga policia duke transportuar emigrantë nga vendet e treta kundrejt fitimit. Mësohet se policia ka ndaluar një autobus në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+” pas informacioneve të marra nga terreni.
Brenda tij u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm të cilët po transportoheshin në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit. Në pranga për rastin është vënë drejtuesi i autobusit Gj. L., 54 vjeç dhe faturinoja A. A., 31vjeç, banues në Kamzë.
Policia sekuestroi automjetin, disa bileta udhëtimi dhe 2 aparate celularë.