Prokuroria e Tiranës ka kërkuar zgjatje me tre muaj të hetimit për Sebastian Malin dhe Viktor Markun. Këta të fundit janë nën akuzën për vrasjen me paramendim për gjakmarrje të Hekuran Billës.
Hekuran Billa u vra më 11 qershor 2020ndërkohë që duhet të ishte në burgim përjetë pas vrasjes së Prelë Markut në vitin 2006 në Angli.
Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri.
Në vitin 2014, gjykata e kishte lënë në fuqi vendimin për burgim të përjetshëm për Billën e ekstraduar nga Anglia, duke u bazuar në faktet e autoriteteve Britanike për vrasjen e Prelë Markut.
Në 23 shkurt 2019, duke shfrytëzuar disa gjykata në vend që i njohën vendimin e drejtësisë britanike nga 32 vite në 25 vite burgim, doli nga burgu.
Vendimi që e afroi me lirinë është ishte Gjykatës së Krujës aty ku i burgosuri mbahej. Sipas vendimit të gjyqtares Enkeleida Hoxha (e cila ndodhet në burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion) 40-vjeçarit të dënuar me 32 vite burg nga drejtësia britanike i kishin mbetur dhe pesë vite burgim. Në muajin shkurt gjykata vlerësoi se Billa kishte qëndruar ne qeli 19 vite, edhe vrasja që ai kreu në një lokal në Britaninë e Madhe ndodhi në tetor 2006. Kështu Gjykata vendosi shërbim prove.