TIRANË– Shqipëria do të rinisë karantinën e dytë! Ashtu siç po ndodh në gjithë Europën dhe shtetet fqinje edh evendi ynë do të ‘mbyllet’ sërish. Burime bëjnë me dije se javën që vjen, pas orën 22:00 të mbrëmjes çdo gjë në vend do të ‘paralizohet’.
Baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen, ndërkohë që edhe qytetarët nuk do lejohet që të qarkullojnë në rrugë. Të njëjtat burime bënë me dije se mbyllja vjen si pasojë e rritjes me shifra rekord të infektimeve, për të bërë të mundur uljen e numrit të të prekurve.
Ndërkohë që deri më tani Kosova gjatë fundjavës do të mbyllet, përveç farmacive dhe furrave të bukës. Por gjatë ditëve të javës mbyllja do të nisë nga orë 20:00 deri më 05:00 të mëngjesit.
Ndërsa Greqia i ka ndarë në zona të kuqe dhe portokalli, duke bërë të detyrueshme maskën dhe ndalimin e qarkullimit nga ora 00:30 deri në 5:00.