Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë 25-vjeçari A.S., pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kontrollit. 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Gjithashtu në pranga ka rënë 43-vjeçari F.H., për shkak se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Një tjetër person është arrestuar për dhunë fizike e psikologjike. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë qytetarja M.K,m pasi ka dhunuar nusen e djalit e cila si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike ka tentuar të lëndojë veten.
Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të këtyre personave:
F.V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
S.G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Sakaq materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Informacion-Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
F.V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
S.G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.