Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë V.N., 35 vjeç, banues në fshatin Vajzë.
Në afërsi të banesës së tij, në ambient të hapur, policia gjeti të kultivuara fidanë cannabis sativa.
Kurse, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për “Dhuna në familje”, K. J., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, E. M., 32 vjeç, banues në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua 1 pajisje elektronike me të cilën dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.