ELBASAN– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin Elbasan-Bradashesh mesditën e sotme.
Tre makina që po udhëtonin me shpejtësi të lartë janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Pamjet tregojnë se një prej mjeteve është shkatërruar komplet, ndërsa dy persona janë plagosur.
Një prej të plagosurve është vajzë, 15 vjeçe, ndërsa tjetri është djalë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Madje ky i fundit, sipas raportimeve paraprake ka këmbët e thyera, dhe rrezikon t’i humbasë ato. Për momentin, aksi Elbasan-Bradashesh është bllokuar dhe nuk lejohet qarkullimi i mjeteve.