Sipas MeteoAlb orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në skajin verior, aty ku gjatë mesditës vranësirat zhvillohen duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar.
Ndersa gjithë pjesa tjetër e territorit shqiptar do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 13°C deri në 37°C.
Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.