Një operacion është duke u zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës dhe policia me 10 të arrestiuar deri tani që lidhen me falsifikimin e testeve covid.
Nën hetim janë mjekë, falsifikator, sekserë dhe agjencitë turistike.
Aktiviteti u zbulua pasi një shtetas kishte bërë testin e falsifikuar dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet.
Dy mjekë janë arrestuar dhe jane pjesë e QSUT, ndërkohë falsifikimi i testeve bëhej në këmbim të 35-40 euro.