Bar-lokali kult i Berlinit i ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane, Angela Merkel, ministrit të Financave, Olaf Scholz dhe politikanëve të tjerë kryesor për shkak të mbylljes së paralajmëruar të të gjitha ambienteve hotelierike, raporton Spiegel.
Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger, pronarët e lokalit, e raportuan këtë nëpërmjet një video mesazhi të publikuar në Facebook.
Ata e konsiderojnë kancelaren dhe bashkëpunëtorët e saj përgjegjës për futjen e masave shtrënguese që synojnë frenimin e përhapjes së coronavirusit.
“Disa nga këta politikanë kanë vendosur të mbyllin përsëri restorantet dhe të na ndalojnë të punojmë. Ne po i rendisim në listën e zezë menjëherë. Ne nuk do të jemi të lumtur t’i shërbejmë kancelares Angela Merkel, Ministrit të Financave Olaf Scholz, kryeministrit bavarez, Markus Soder, Kryetarit të Berlinit, Michael Müuler”, u shprehën ata, duke ftuar kolegët e tjerë t’iu bashkohen lëvizjes së tyre.