Gjatë punimeve që po bëhen përgjatë shtratit të lumit Gjanica në Fier, disa predha luftarake janë gjetur nga punonjësit që po kryejnë punimet , që mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Predhat janë gjetur në afërsi të ‘Urës se Sheqit’ në afërsi të disa banesave.
Punonjësit e mjeteve që po kryejnë punimet për sistemin e brigjeve te lumit Gjanica dhe rehabilitimin e këtij segmenti nga qendra në ‘Urën e Sheqit’, kanë parë predhat dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit e cila ia ka përcjellë më pas informacionin Ministrisë së Mbrojtjes. Pritet ardhja e ekspertëve dhe ekipeve speciale të Ministrisë së Brendshme për të bërë të mundur zhvendosjen dhe më pas demontimin e tyre.