Komisioni Europian ka nënshkruar kontratën e dytë me kompaninë farmaceutike Moderna për marrjen e 150 milionë dozave të vaksinës antiCOVID për vitin 2022. Kontrata parashikon gjithashtu blerjen e vaksinave për variantet e reja të koronavirusit.
Falë bashkëpunimit me kompaninë, kontrata gjithashtu garanton shpërndarjen në kohë nga tremujori i tretë i vitit 2021 deri në fund të vitit 2022 dhe mundësinë për ta përshtatur atë me nevojat e secilit shtet anëtar të BE-së në varësi të situatës së tyre epidemiologjike.
Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian kanë mundësinë të rishesin ose të dhurojnë doza për vendet në nevojë jashtë unionit.
Për këtë ka reaguar dhe Presidentja e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen.
“Ne kemi siguruar 150 milionë doza shtesë të vaksinave. Dhe ne jemi duke siguruar një kontratë për fleksibilitetin që na duhet për të blerë një gjeneratë të re të vaksinave të adaptuara COVID-19, të cilat janë efektive kundër këtyre varianteve. Kjo do të na mundësojë të mbrojmë qytetarët nga variante të reja të virusit” – shkruan von der Leyen.