TIRANE– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte ditën e sotme në Prishtinë aty ku u takua me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se bashkërisht ranë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë. Nuk është dhënë data fikse e kongresit mirëpo Lleshaj tha se diskutuan mbi rëndësinë e tryezës.
Statusi i plotë
Gjatë vizitës në Prishtinë, në takimin me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri ramë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë. Duke diskutuar per forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, folëm mbi rëndësinë që kjo tryezë të identifikojë fushat e përbashkëta dhe të intensifikojë komunikimin mes njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë. Me zyrtarin e lartë të qeverisë së Kosovës, dakordësuam që kjo iniciativë të kthehet e të shërbejë si model bashkëpunimi rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe efektiv mes qyteteve shqiptare në dy krahët e kufirit.