Doza e dytë e vaksinës ka treguar efektivitet edhe ndaj variantit Delta. Ky është mesazhi i shefes së Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, që citon një studim që vlerëson efektshmërinë e vaksinës për variantin Delta të koronavirusit, që duket më i rrezikshmi për momentin.
“Studimi më i fundvit i Agjencisë të Shëndetit publik në Angli, akoma jo i certifikuar për peer review, tregon për herë të parë se 2 doza të vaksinave ndaj COVID-19 janë mjaft efektive ndaj hospitalizimeve nga varianti Delta (B.1617.2). Pritet që ky efekt te jete i lartë edhe ndaj vdekshmërisë. Analiza tregon se ky efektivitet i vaksinave është i krahasueshëm me atë ndaj variantit Alpha”, shkruan mjekja e njohur në profilin e saj.