Një makinë e cila ishte e parkuar është djegur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani” në Vlorë. Policia njofton se automjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., është shkrumbuar.
Paraprakisht mendohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.