Ballsh- Greva e grave punëtore në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka hyrë sot në ditën e 24-t. Përveç përkeqesimit të shëndetit, duket se gratë janë të dëshpëruara që ende për to nuk po jepet një zgjidhje.
Gjatë mbrëmjes një prej grave ka tentuar të presë damarët në shenjë revolte ndaj gjendjes ku ndodhen, por fatmirësisht gratë e tjera greviste e kanë ndaluar.
”Njëra prej nesh tentoi të vrasë veten, e ndaluam të priste damarët. Nuk kemi më shpresa, shteti na ka braktisur. Meta ishte në Bylis, mund të kishte ndaluar te ne ”,- shprehen gratë naftëtare.