Austria heq të gjitha kufizimet për shtetasit shqiptar me pasaporta biometrike duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
Lajmi është bërë i ditur nga Aeroporti Nënë Tereza, ku theksohet se nga 24 Qershori fillojnë fluturimet drejt Austrisë.
Për të gjithë shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë drejt Austrisë nuk do të jetë i nevojshën testi i PCR, as vërtetimi i vaksinimit por vetëm mbajtja e maskës FFP2 gjatë udhëtimit.Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, duhet të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.