etëm tre persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, të prekur nga Covid-19.
87 persona janë të infektuar me koronavirusin e ri në total.
Sipas News 24, në spitalin e vetëm Covid, pas të paktën një jave ka patur vetëm një shtrim më shumë se nga dita e djeshme. Janë tre persona të infektuar me Covid-19, njëri ka mbërritur gjatë ditës së djeshme me ngarkesë pulmonare.
Në raportimin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, u shënua vetëm një rast i ri me Covid-19 në 1960 testime të kryera, ndërsa fatmirësisht nuk u shënuan humbje jete.