Katër persona u vranë më armë zjarri dhe dy mbetën të plagosur orët e para të së dielës në Velipojë pas një konflikti për shezlongët. Megjithatë kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm një foto të qetë nga Velipoja, duke mos përmendur asnjë fjalë për masakrën që ndodhi gjatë natës.
“Mirmëngjes nga Velipoja e dashur,”shkruante kreu i qeverisë krahas një fotoje të marrë nga ajri që tregonte bregdetin.
Disa minuta më vonë, postimi në fjalë u fshi.
Të menjëhershme ishin edhe komentet e qytetarëve të cilët i kujtuan kryeministrit se aty u vranë njerëz, ndërsa u ngritën edhe pyetje se “përse nuk merr shteti një aksion për konfiskimin e të gjitha armëve pa leje.”
DISA NGA KOMENTET
Aty ku u vranë 4 veta, shumë bukur zoti Rama me pas frikë me dal nga shtëpia se ha plumbin qorr kokës.”
“Velipoja e bukur që mbrëmë u vranë katër njerëz.”
“O shoku ku jeton ti se po na heq trurin. Atje nuk është tharë akoma gjaku i katër vetave, ti na bën reklamë.”