2 mijë e 456 viktima, 66 raste active dhe 129 mijë e 990 të shëruar, ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, bëhet me dije se nuk është shënuar asnjë viktimë dhe vetëm tre raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës. Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,990 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (27 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2444
Testime totale 795,322
Raste pozitive 132,512
Raste të shëruara 129,990
Raste Aktive 66
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 27
Shkodër 16
Durrës 6
Lezhë 5
Elbasan 4
Berat 3
Dibër 2
Kukës 1
Fier 1
Vlorë 1