Një rast i rrallë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një britanik 72-vjeçar doli pozitiv me COVID-19 për gati një vit.
Instruktori në pension Dave Smith, i cili besohet të jetë pacienti më këmbëngulës në botë me koronavirus, tha se rezultatet e tij pas çdo testi COVID-19 ishin pozitive gjatë një periudhe 305-ditore. Ai tha për BBC se ishte “të hiqte dorë” nga jeta ndërsa vuante nga kollitja për “pesë orë rresht, pa ndërprerje … nëse mund ta imagjinoni tronditjen dhe mundimin që shkakton në trupin tuaj”.
“Isha gati të hiqja dorë, i thashë Lyn, gruas time, ‘më lër të shkoj, jam kaq keq tani, thjesht jam i dërrmuar”,- tregon ai. “Nëse shkoj natën, mos u habit“.
Kushtet themelore të Smith rezultuan të kishin një sistem imunitar të dobësuar, duke e vënë atë në rrezik më të madh për jetën pas prekjes së virusit. 72-vjeçari tha se arriti në pikën ku “ke më shumë frikë të jetosh sesa të vdesësh”.
“Sa herë që bëhesha keq, ishte aq keq sa më dukej vetja në derë të vdekjes”,– tha ai për “The Guardian”. “Ime shoqe filloi të organizonte funeralin pesë herë me radhë”.
Rasti i Smith është unik dhe këtë e konfirmuan edhe një OJF me bazë në Zvicër, e përfshirë në parandalimin e sëmundjeve infektive, si edhe Kongresi Evropian i Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive (ECCMID), të cilët thanë se do të paraqesin rastin në korrik si “infeksioni më i gjatë i regjistruar”.
Sipas ekspertëve nga Universiteti i Bristol, North Bristol NHS Trust, dhe Shëndetit Publik në Angli, Smith u shtrua në spital në maj të vitit 2020, me simptoma të rënda si kollë dhe ethe. Një test PCR zbuloi se ai ishte infektuar me COVID-19.
Megjithëse ai e la spitalin pas më pak se 10-ditësh, “kishte marrje fryme të konsiderueshme dhe përkeqësime akute të lidhura me ethet”,- të cilat çuan në shtrime të mëtejshme në spital në gusht, shtator, tetor dhe dhjetor.
Për fat të mirë, pas trajtimit me antitrupa monoklonalë me mekanizëm laboratorik ‘casirivimab’ dhe ‘imdevimab’, gjendja u përmirësua dhe pas 45-ditësh testet e tij COVID-19 treguan rezultate negative.
Çështja e Smith nuk është e vetmja në llojin e saj. Studiuesit më parë kishin zbuluar një rast tjetër të sëmundjes së koronavirusit për një kohë të gjatë në një pacient që doli pozitiv me koronavirus për 85 ditë.