Prej ditës së sotme janë hequr të gjitha kufizimet për udhëtimet e shtetasve shqiptarë në Spanjë. Ambasada e Shqipërisë në Madrid shkruan se për të udhëtuar në Spanjë shtetasit shqiptarë duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin e vlefshëm të udhëtimit dhe se as testi dhe vaksinat nuk janë të detyrueshme.
Në njoftim thuhet se nëse 14 ditët e fundit qytetari ka vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter nje test PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.