Udhëheqësit e Australisë do të zhvillojnë një takim urgjent të Hënën pas identifikimit të variantit Delta në vend, dhe rritjes graduale të infektimeve të koronavirusit në vend. Varianti Delta është varianti që u zbuluan në Indi në Prill dhe që konsiderohet më vdekjeprurësi në botë.
Sidnei një nga qytet më të rëndësishme të Australisë ka parë një rritje masive të rasteve ditore të COVID-19 me rreth 128 më shumë raste infektimi në ditë. Raste të tjera janë regjistruar gjithashtu në Territorin Verior, Queensland dhe Australinë Perëndimore.
Zyrtarët e qeverisë australiane thanë që ky është një moment “kritik” për vendin, dhe që kufizimi i fluturimeve do të vazhdojë edhe gjatë verës ndërsa procesit i vaksinimit duhet të shpejtohet. Kjo është hera e parë që rastet shfaqen në shumë rajone të vendit në të njëjtën kohë në Australi, gjë që ka sjellur në kufizime të ashpra në qytetet e Sidneit dhe Darvinit, dhe bllokime në katër rajonet që i rrethojnë ato.