Me vendim të këshillit të ministrave, Brunilda Lilo është emëruar avokate e Përgjithshme e Shtetit. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Enkelejda Muçajn. Më herët Lilo ka qenë avokate e Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë