Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka bërë një premtim shumë të madh gjatë takimit të tij me homologun izraelit, Reuven Rivlin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u zotua se “Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore nën vëzhgimin e tij.
Biden informoi Rivlin dhe për sulmet e avionëve amerikanë ndaj bazave të militantëve filo-iranian në Irak dhe Siri që kërcënonin në mënyrë të përsëritur interesat e SHBA në këtë rajon.