Tani u bë e zakontë që emri i Valdrin Sahitit të jetë i pranishëm në eventet më të rëndësishme botërore, përmes krijimeve të tij. Sigurisht që nuk mund të mungonte as mbrëmjen e kaluar në BET Awards.
Ishte këngëtarja e njohur Yung Miami, e cila u shfaq me një fustan ngjyrë smeraldi që është pjesë e koleksionit të stilistit shqiptar.
Yung Miami u rendit ndër të veshurat më mirë të eventit të rëndësishëm dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.