Vllaznia ka kryer goditjen tjetër në merkato. Skuadra shkodrane ka arritur të firmosë me Geralb Smajlin. Mbrojtësi 19-vjeçar i cili është produkt i akademisë së Vllaznisë ka firmosur një kontratë 5-vjeçare ku cilësohet si element i së ardhmes.
Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi kuqeblu me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.
POSTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –
“VLLAZNIA FIRMOS ME 19 VJEÇARIN GERALB SMAJLI
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrêveshjen dhe ka firmosur kontratën me mbrojtësin 19 vjeçar Geralb Smajli. Ai është produkt i Akademisë tonë dhe si rrjedhojë konsiderohet një element i së ardhmes. Për këtë arsye është firmosur kontratë 5 vjeçare me të.“